Home Page      Produktet             Historia                Misioni                  Kontakte
 

 

                 
 Kushtet e veprimit    Kontrolli Financiar

 FFZM-ja eshte nje nga dy institucionet pergjegjese per arritjen e 

 objektivave te Programit per Zhvillimin e Zonave Malore (PZHZM).

 (Institucioni tjeter eshte Agjencia e Zhvillimit te Zonave Malore -

 AZHZM).

 Te dyja se bashku, FFZM-ja dhe AZHZM-ja jane ngarkuar per

 zhvillimin e ekonomise se zonave malore te Shqiperise, qe perfshin

 me shume se 60% te teritorit dhe 35%* te popullsise se vendit.

 
 Produkte dhe Sherbime    Termat e Kredive  
 Misioni dhe Objektivat    Strategjia dhe Eficenca  
 Kreditimi dhe Punesimi    Kontakte  
 Portofoli FFZM    Njoftime per Mediat  
 Roli i Grave ne FFZM    Pershendetja e Drejtorit  
 
 
  Pershendetje nga Drejtori ekzekutiv, Dr. Bajram Korsita  

Viti 2007 per Fondin e Financimit te Zonave Malore ishte viti i konsolidimit te metejshem institucional, i permiresimit te te gjithe treguesve financiare dhe i mbulimit me te madh te zonave rurale malore te vendit.

Gjithashtu Fondi shenoi arritje ne plotesimin e nevojave te me teper se 4752 klienteve ne 25 dege dhe zyra, duke hedhur keshtu themelet per rritje dhe zhvillim ne te ardhmen.

 

Per konsolidimin e pozicionit te FFZM-se ne tregun e mikrofinances ne Shqiperi, nepermjet zbatimit te Programit per Zhvillimin e Qendrueshem te Zonave Rurale Malore (PZHQZMR – Marreveshja e re midis Republikes se Shqiperise dhe IFAD-it) synohet transformimi i Fondit ne nje institucion qe te jete i afte per tu ballafaquar me sfidat e se ardhmes.

 

FFZM-ja eshte nje nga te paktat institucione financiare jo-bankare qe operon ne zonat malore te Shqiperise. Fondi deri ne fund te vitit 2007 shtriu aktivitetin ne 80% te territorit te Republikes se Shqiperise.

Gjate vitit 2007, FFZM ka arritur rezultate pozitive ne rritjen e portofolit te kredise dhe te numrit te klienteve, duke kontribuar ne rritjen e mireqenies se popullsise se zonave malore, duke nxitur ne menyre direkte ose indirekte mundesite per punesim dhe te ardhurave ne keto zona. Ne kete menyre, FFZM eshte bere pjese e strategjise se qeverise Shqiptare per reduktimin e varferise ne zonat rurale te vendit.

Rezultatet pozitive te vitit 2007 jane fryt i nje pune te veshtire dhe te vazhdueshme nga punonjesit e Fondit, perkushtimi dhe eksperienca e te cileve rrisin besimin tone per te ardhmen e FFZM-se.

Deshiroj te falenderoj bordin e Drejtoreve te Fondit, shpreh mirenjohjen per Qeverine Shqiptare dhe te gjithe donatoret dhe partneret tane, te cilet kontribuab ne realizimin e ketij progresi.

Viti 2008 do te jete viti ne te cilin FFZM do te ballafaqohet me sfida te metejshme, te cilat padyshim do te sjellin nje konsolidim te metejshem te institucionit dhe ndryshimet e nevojshme ligjore per tu pershtatur me mire realiteteve te reja te tregut mikrofinanciar ne Shqiperi.

 
   
     
     
     
     
....
  Fondi i Financimit te Zonave Malore | Copyright 2008 | Te gjitha te drejtat e rezervuara |                                                     Powered by Fletet e Verdha    
Network Flete Te Verdha :  Fletet e Verdha •• Fletet e Verdha shqip •• Fletet e Verdha english •• Fletet e Verdha Italian •• Fletet e Verdha Espanol
Fletet e Verdha Deutch •• Fletet e Verdha French •• Fletet e Verdha Us •• Fletet e Verdha Cn ••  Fletet e Verdha asia•• Balkan Yellow Pages
Albanian Yellowpages •• Albanian Yellow Pages •• Fletet e Bardha •• Albanian White Pages •• Albanian Telephonebook •• Yellow Pages Albania